Infektohet me Covid-19, spikeri i njohur i ekraneve shqiptare

Infektohet me Covid-19, spikeri i njohur i ekraneve shqiptare

13:30, 17/10/2020
A+ Aa A-

Spikeri i njohur i ekranit, Endri Xhafo, është infektuar nga virusi COVID-19. Lajmin e jep vetë gazetari, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në FB.

“Pozitiv me Covid-19 . Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!” shkruan Xhafo duke njoftuar kështu të afërmit dhe miqtë.

Kështu për të paktën 2 javë Xhafo do të mungojë në ekranin e ABC News, ku aktualisht është i punësuar.

Më herët edhe disa gazetarë të tjerë kanë njoftuar publikisht se janë prekur nga virusi. Ata janë korespondenti i shumë mediave në Lezhë, Gjergji Figuri dhe Erjon Skëndajt nga News24, të cilët tashmë e kanë kaluar me sukses infektimin dhe janë kthyer në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco