FOTO/ 4 vite nga Shenjtërimi, Nënë Tereza bën bashkë shqiptarët në Montreal

FOTO/ 4 vite nga Shenjtërimi, Nënë Tereza bën bashkë shqiptarët në Montreal

15:02, 07/09/2020
A+ Aa A-

Nga Blerina Ruka/ Montreal-Kanada

Vetëm 2 ditë më parë u bënë 4 vite që shqiptarja e madhe Nënë Tereza u shenjtërua.

Me rastin e 23 vjetorit të vdekjes, por edhe 110 vjetorit të lindjes së saj, ‘Nënë Tereza’ sërish mblodhi edhe këtë vit komunitetin shqiptar në sheshin ‘Monk’ në Montreal.

Me një organizim nga aktivistë, veprimtarë e kryetarë shoqatash, prej vitit 2012 busti i shenjtores shqiptare ka bërë bashkë shqiptarët.

Në bashkëpunim me të gjitha shoqatat shqipfolëse që operojnë në Montreal, Noel Dedja, kryetar i ‘Bashkësia Shqiptare Montreal’ në emër të të gjithëve falënderoi të pranishmit të cilët edhe pse në situatë pandemie, nuk harruan nderimin e shenjtores.

Nderuan me pjesëmarrjet e tyre edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ermal Muça dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Adriatik Kryeziu. Të dytë iu bashkuan komunitetit shqiptar në ceremoninë tashmë tradicionale të shqiptarëve.

Të dy ambasadorët falënderuan Bashkësinë Shqiptare të Kebekut, Shoqatën Kulturore Shqiptare dhe Shoqatën Kosova si edhe të gjithë drejtuesit aktualë dhe të mëparshëm, aktivistët dhe intelektualët që ndër vite kanë kontribuar me përkushtim e dashuri  për të mbajtur gjallë gjuhën, zakonet dhe traditat tona të kombëtare, qoftë duke kujtuar njerëzit si Nënë Tereza, qoftë duke kujtuar ditët tona kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, duke përshëndetur përzemërsisht të pranishmit, Ambasadori Muça u shpreh se Nënë Tereza është shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kufi, pa kushte dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan dhe në nevojë, pa dallim kombësie, rrace, besimi apo përkatësie shoqërore.

Krahas misionit të saj të paqtë, sa human aq edhe hyjnor, ajo asnjëherë nuk reshti së kujtuari e shprehuri gjithmonë, origjinën e saj shqiptare.

Ambasadori Kryeziu, të pranishmëve u drejtua me një fjalë rasti për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu- Shën Tereza, e cila tërë jetën e sajë me plotë dashuri e dhembshuri, ia dedikoi bamirësisë dhe njerëzve në nevojë.

Duke përshëndetur të pranishmit në këtë event tashmë të rregullt-përvitshëm, Ambasadori Kryeziu për më tepër deklaroj se Nënë Tereza, me përkushtimin dhe dashurinë e saj të madhe ndaj njerëzve, e bëri atë që të jetë jo vetëm nëna e jonë, por nëna e gjithë botës.

Duke shprehur lumturinë dhe krenarinë e tij, se çdo ditë e më tepër arrin të kuptoj nga afër për socializmin dhe integrimin e suksesshëm të komunitetit shqiptar në Kanada, në përfundimin e fjalës së tij zyrtare, Ambasadori  Kryeziu shprehu gjithë gatishmërinë e tij si Ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Kanada për bashkëpunim të hapur e të sinqertë me gjithë pjesëtarët e komunitetit të diasporës, në çdo kohë dhe rrethanë.

Aktivitetin e përshëndeti partrioti Mehdi Isufi me dy këngë kushtuar shenjtores, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Granby.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco