Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Varrosja vertikale dhe humbja e kafkës së Havzi Nelës

Varrosja vertikale dhe humbja e kafkës së Havzi Nelës

17:23, 10/08/2020
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi/55

Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia pasi ajo nuk ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, sipas rregullores nr.01-46, datë 30.3.1984. Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin nr.1258, datë 9.8.1988 për ekzekutimin e vendimit me varje në litar të Havzi Nelës, i cili duhet të kryhej të mërkurën e  më 10 gushtit, ora 3.30. Për zbatimin e urdhrit u ngarkua Dega e Punëve të Brendshme Kukës.

Havzi Nela u ekzekutua në litar mëngjesin e datës 10.8.1988 në sheshin e agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Në procesverbalin e ekzekutimit thuhet: “I mbajtur sot më datën 10 gusht mbi ekzekutimin e vendimit të dënimit me vdekje, varje në litar  të të dënuarit Havzi Nela. Pasi ju komunikua vendimi nga prokurori i rrethit se do të ekzekutohet vendimi, ju kërkua të thoshte fjalën e fundit. I dënuari në fjalët e tij të fundit tha: “I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër këmbë. Kam 910 lekë dhe kërkoj që këto t’i jepen të afërmve të mi (nënës)”.

Pastaj u bë ekzekutimi. Disa minuta pas ekzekutimit u kontrolluar nga mjeku i cili deklaroi se i dënuari ka vdekur. Ekzekutimi u bë në orën 3.30 të datës së mësipërme te sheshi i agjencisë së udhëtarëve në Kukës”.

Nënshkrimi u bë nga prokurori Nikollaq Helmi, shefi i policisë Maksim Feka dhe mjeku.

Për ta varrosur, xhelatët zgjodhën një metodë origjinale, por tërësisht mizore. Duke përfituar nga fakti që uji liqeni i Kukësit gjatë muajit gusht ishte më i pakët dhe tërhiqej në brendësi, xhelatët zgjodhën pikërisht hapësirën që në dimër do të ishte e përmbytur. Ata gjetën zbrazësinë e një shtylle dhe e futën aty Havziun e vdekur, duke përllogaritur që koka të rrinte në sipërfaqe. Duke bërë një varrim jo shumë të thellë, ata kishin llogaritur që gjatë dimrit ujërat e Drinit jo vetëm do ta zbulonin, or do ta lëkundnin e më pas do ta shkulnin kafkën e Havziut nga vendi i varrimit për ta çuar në drejtim të rrjedhës së Drinit te hidrocentralet e mund më tutje në det. Skema e këtij rasti, e ideuar nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës e drejtuar nga Federik Ymeri, ishte vërtet horror. Kur u gjetën e eshtrat e Havzi Nelës në vitin 1993, si pasojë e kallëzimit të një polici pjesëmarrës në të, u konstatua se skeletit i mungonte kafka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodran prej Puke.....10/08/2020 23:22

Respekt per cdo te vdekur, keshtu edhe per te ndierin Havzi Nela. Jam totalisht kunder denimit te tij, por me shqeteson politika e cila perpiqet qe te nxjerre perfitime.... Si eshte e verteta? Havzi Nela ,nje mesues ndryshe, shume i pavarur ne ide dhe koncepte, kishte bere burg shpesh...Nje dite vendos qe te arratiset dhe per kete shkon ne kufi ku kishte dajen e tij per darke me mendimin me u arratis. Kete e meson Sigurimi i shtetit dhe oraganizon policine dhe ushtrine gjate nates shkojne dhe rrethojne shpine ku ishte strehuar. Polici i zones ishte Sait Ibro nga Hasi. E urdherojne shefat qe te hyjne ne shpi si "polic" i zones ende pa zbardhur dita. Futet mbrenda me force dhe e sheh te shtrire ne dhome se bashku me dajen e tij... I thote ti hajde me ne. Po- i pergjigjet Hahziu. Dhe rrotullohet pak, merr nje nagant me dollap nga poshte jastekut dhe prej rate gjuan policin dhe mbas nje gjuajtje ju blloku naganti. Polici naturalisht kishte gojen e gjere dhe plumbi i hyn ne goje dhe del midis nofulles se poshtme pak mbas veshit duke i shkaktu hemoragji....Reagimi i tij dhe i policeve te tjee ishte i shpejte duke u fute dhe duke e arrestu.....Policet e tjere shmangen edhe reagimin e Saitit ,policit te plagosur qe u muar me helikopter dhe u suall ne spitalin ushtarak nga ku mbas dy jaavesh doli dhe u rikthy prap polic ,jo me ne ate fshat por ne Has.... Per kete veper penale u denu me varje Havzi Nela dhe jo per ate cfare shkruan nje Rexhep Shahu qe don me u ba hero ma shume se vete Havziu i shkrete......

Landi10/08/2020 18:30

Vetem se shkruajti ca shkronja mbi leter... robt vazhdojne votojne per keta akoma

Daj Jaku10/08/2020 17:44

U ndodhën në anën e drejtë të historisë këta xhelatë shtazë të tërbuara nga histeria e fanatizmit komunist. Këto fjalë do ti mbeten në ballë Edvin Kristaq Krimit.

Daj Jaku10/08/2020 17:39

U ndodhën në anën e drejtë të historisë këta xhelatë shtazë të tërbuara nga histeria e fanatizmit komunist. Këto fjalë do ti mbeten në ballë Edvin Kristaq Krimit.

Shto koment

Denonco