'Edvin, sot dhe çdo mëngjes ti zgjohesh bir xhelati'

'Edvin, sot dhe çdo mëngjes ti zgjohesh bir xhelati'

13:27, 10/08/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Sot është 32-vjetori i varjes me firmën e xhelatëve, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait biologjik të Edvin Ramës, më datën 10 gusht 1988 në qytetin e Kukësit, të poetit disident Havzi Nela, në sheshin e qytetit.

Havzi Nelës, diktatori Ramiz Alia me xhelatin Kristaq Rama, nuk i falën jetën, por firmosën varjen e tij publike për poezitë me të cilat godiste me guxim të jashtëzakonshëm, regjimin e tyre barbar.

Edvin Rama atë vit ishte student, por sot është bir xhelati dhe më i zi sesa i ati, sepse ai që nga ajo kohë dhe deri sot, ndonëse akuzoi babanë me akuzat më të ulëta që i biri mund t’i bëjë të atit të tij, kurrë nuk e akuzoi, nuk e dënoi Kristaq Xhelatin për firmosjen e varjes në litar të poetit disident Havzi Nela.

Edvin Rama është bir xhelati sepse ndonëse ai 32 vjet më parë ishte student, por prej tre dekadash në politikë nuk i kërkoi kurrë ndjesë familjes Nela për varjen publike me firmën e babait të tij biologjik, të poetit disident Havzi Nela.

Jo vetëm kaq, por bastardi i Bllokut shfryu i papërmbajtur urrejtjen atërore që vari Havzi Nelën, ndaj mbarë Kukësit dhe veriut të vendit.

Edvin Rama në këtë përvjetor të martirizimit për fjalën e lirë të poetit Havzi Nela është jo vetëm bir xhelati, por edhe më i zi se vetë babai i tij xhelat, sepse ai në vend të ndjesës publike për aktin barbar, zgjodhi pikërisht 32-vjetorin e varjes në litar me firmen të atit, të poetit Havzi Nela, për të shprehur krenarinë e tij për babain xhelat dhe veprën e tij mizore.

Nderim përjetë veprës dhe kujtimit të pavdekshëm të martirit të fjalës së lirë, poetit disident Havzi Nela! Këtu më poshtë kam zgjedhur për t’i postuar për ju dy poezi të poetit Havzi Nela.

Poezia “Fryma e Helsinkit”

Nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

(Poezite e internimit në Arrën…)

O Liri, O Vdekje
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, nandor 1987

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco