Prof.Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë

Prof.Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë

12:01, 23/07/2020
A+ Aa A-

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 njoftoi sot se profesor Eqrem Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë.

Për shkak të formimit dhe jetës më shumë se 30-vjeçare mes Europës e Shqipërisë, Çabej pozicionohej natyrshëm tek elita e vjetër, pa parti, e shkolluar jashtë, që vinte nga familjet e mëdha dhe që nuk mund të pranonte një regjim që më së pari, u merrte lirinë.

Të gjitha këto u bënë shkak që ai të cilësohej që në fillim prej regjimit, si element i rrezikshëm, me probleme ideologjike e politike.

Dosja formulare nr. 2383 e Eqrem Çabejt, që tregon përndjekjen ndaj tij nga viti 1952 deri më 1980, u arkivua disa muaj pas vdekjes, në janar të 1981, me vlerë historike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco