Ndahet nga jeta në moshë të re, operatori Alket Metko

Ndahet nga jeta në moshë të re, operatori Alket Metko

12:31, 27/06/2020
A+ Aa A-

Me dhimbje familja dhe miqtë kanë bërë të ditur se sot është ndarë nga jeta në moshë të re Alket Metko, kameraman dhe mik i të gjithëve.

Njeri ndër operatorët më aktivë dhe me kontribute disa vjeçare në disa media audiovizive të vendit, u nda sot nga sëmundja e pashërueshme, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dhjetra bashkëpunëtorë të tij.

Alketi ndau përvoja profesionale me disa kanale dhe studio të prodhimit televiziv në vend.

Së fundmi, ai ishte pjesë e Klan+.

Ai konsiderohet si njeri ndër operatorët e papërtuar që mbajti në fokusin e kamerës së vet ngjarje, episode, protagonistë dhe detaje imazhesh që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe kujtesën e audiencës shqiptare.

Alketi ka qenë ndër bashkëpunëtorët e paharruar për shumë gazetarë të redaksive te ndryshme televizive si dhe për dhjetëra homologë të tij në mediat e vendit.

Ai ishte prind i dashur dhe i dhembshur i pesë fëmijëve të tij, nga të cilët u nda në moshë të re, duke i lënë në një kohë të vështirë.

Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco