Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vajzat e kujt sporti? - Nga Flutura Açka

Vajzat e kujt sporti? - Nga Flutura Açka

10:36, 22/06/2020
A+ Aa A-

Nga Flutura Açka.

Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra - programet e sportit në tv shqiptare - një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre?

Vajzat e sportit i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre.

Në njëzet vite në Holandë nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni.

E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”.

Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrëmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve.

Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to - mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri - por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra për lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco