O sa bukur tringëllon, o cyla dyjare! Nxirret nga arkiva historike, cyla me vlera unike

O sa bukur tringëllon, o cyla dyjare! Nxirret nga arkiva historike, cyla me vlera unike

12:42, 11/06/2020
A+ Aa A-

Dola moj dola,

Atje moj, lart në male

O sa bukur tringëllon

O cyla dyjare!

Vargjet e kësaj kënge na sjellin ndër mend, të famshme cyle dyjare, që këtë radhë nxirret nga arkivat e Muzeut Historik Kombëtar me rastin e Muajit të Muzikës.

Në kuadër të “Muajit të Muzikës”, Muzeu Historik Kombëtar sjell për publikun cylen dyjare, ndër instrumentet popullore të cilat i përkasin llojeve të ndryshme që përfshihen në instrumentet idiofone, membranofone dhe kordeofone.

Këto vlera unike dhe të shumëllojshme për nga mënyra e krijimit, përçimit dhe realizimit të tyre përbëjnë një nga shtyllat e identitetit kulturor të shqiptarëve, si pjesë e identitetit botëror.

Instrumentet popullore janë objekte origjinale, pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco