Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arti ende në karantinë/ Renis Gjoka: Pezullimi na dëmton rëndë, teatri duhet të ruhej si godinë historike

Arti ende në karantinë/ Renis Gjoka: Pezullimi na dëmton rëndë, teatri duhet të ruhej si godinë historike

20:03, 01/06/2020
A+ Aa A-

Jemi mësuar ti shijojmë këngët e tij në performanca live dhe në sheshe të tejmbushura me njerëz, mirëpo arti gjendet ende në karantinë. Renis Gjoka një prej zërave më të mirë të të  gjitha kohërave, në Shqipëri, vjen në një rrëfim për “Syri TV” për pezullimin e aktiviteteve kulturore, prurjet e reja në muzikë, çështjen e teatrit si dhe për projeket që do të lançojë së shpejti.

Izolimi për të ka qenë  periudhë mjaft e mirë për krijimtari. Mungesën e prezencës nëpër koncerte, rokeri e ka shlyer përmes punës intensive për të sjellë muzikë të mirë.

Për kantautorin muzika live është e shenjtë, ndërsa publiku është burim energjie. Renisi e sheh si problematike mosrinisjen e koncerteve.

Në fund të janarit, artisti ka publikuar këngën “Loja” që vjen në formën e një proteste. Renis Gjoka ka pohuar se dashamirësit e muzikës së tij  e kanë pëlqyer.

Artisti shprehet se nuk është kundër rrymave të reja në tregun muzikor. Ai e sheh këtë si një mundësi për ti ofruar publikut një larmi zgjedhjesh.

Renisi është babai i një vajze. Aura i ka ndryshuar krejtësisht jetën e tij. Ai rrëfen se ka dëshira e së bijës për të dëgjuar muzikë është e dukshme.

Duke u shprehur për pasionet Renisi tregon se natyra dhe shëtitjet janë mënyrë e mirë për të lënë pas ditët e lodhshme.

Rokeri pranon se në Shqipëri nuk ka aspak hapsirë për artistët. Sa i përket, shembjes së teatrit Renisi thekson se atë e lidhte me kujtimet e fëmijërisë. Sipas artistit, teatri duhet të ruhej si godinë historike.

Për pak ditë do të lançohet produksioni më i fundit i Gjokës. Renisi pohon se në këngët e reja do të ketë bashkëpunime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco