Para vendimit për shembjen, Roza Anagnosti: Teatri, vlerë që duhet ruajtur dhe rikonstruktuar!

Para vendimit për shembjen, Roza Anagnosti: Teatri, vlerë që duhet ruajtur dhe rikonstruktuar!

13:00, 14/05/2020
A+ Aa A-

Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti ka ngritur zërin edhe më fort sot, me artistët dhe qytetarët në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, pasi ditën e nesërme Këshilli Bashkiak i Tiranës do të marrë vendimin për shembjen ose jo të godinës 80-vjeçare, trashëgimi historike -kulturore.

Në një deklaratë shpërndarë mediave, Anagnosti deklaron shprehimisht:

“Unë jam me Teatrin, e mbështes Teatrin, është memorie për ne që jemi këtu e për ata që janë jashtë. Zhvillimet e reja e kuptoj që vijnë, por janë disa gjëra, që duhet t'i ruajmë.

I bashkohem kolegëve, kam ndjeshmërinë e sinqertë, është vend ku kam emocione. Unë s'mund të rri në shesh, po jam me ta. Aty janë shpirtrat e shumë artistëve që kanë bërë.

Kanë folur për të emra të njohur të trashëgimisë, nga Emin Riza te Maks Velo i shkrete, u besoj gjykimeve te tyre. Unë nuk e kuptoj gjithë këtë, që po ndodh. Thonë se është shumica! Por duhet të respektosh popullin tënd. Nuk janë vetëm artistët që e mbështesin, është edhe populli, e nuk mund të mos e respektosh, duhet t’i dëgjosh.

Ne e kemi thënë fjalën tonë, në mënyrën më humane e të kulturuar. Ai është vlerë që duhet ruajtur dhe duket rikonstruktuar, aq më tepër që i kanë gjetur fondet. Por njerëzit, edhe mund të jepnin para, për të ndihmuar.

Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë.” - shkruan Anagnosti në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari14/05/2020 14:39

KUR NJE SHTET, NJE QEVERI DHE NJE BASHKI ME DHUNE, ME FORCE DHE ME PATURPESI, BEHET ARMIKE DHE HASEM ME SIMBOLET E ARTIT, SPORTIT, KINEMATOGRAFISE, TEATRIT DHE KULTURES SE KOMBIT TE VET, ATEHERE KEMI TE BEJME ME NJE DIKTATURE TE PASTER!!! KEMI TE BEJME ME NJE REGJIM FASHIST!!! NGRIHUNI TE GJITHE BASHKE O SHQIPTARE!!! O SOT O KURRE!!!

Shto koment

Denonco