Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Muzeu i Përgjimeve bën thirrje: Dërgoni rrëfimet dhe fotot tuaja mbi pandeminë e koronavirusit

Muzeu i Përgjimeve bën thirrje: Dërgoni rrëfimet dhe fotot tuaja mbi pandeminë e koronavirusit

08:33, 30/04/2020
A+ Aa A-

Si do ta përceptojnë brezat e ardhshëm ndikimin e pandemisë së Koronavirusit në Shqipëri? 

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ju fton të bëheni pjesë e Projektit Historik të Koleksionit të Koronavirusit duke dërguar rrëfimet tuaja dhe fotot e objekteve që tregojnë mbi përditshmërinë tuaj të re private apo profesionale në kushtet e reja. Me anë të kësaj nisme do të mund të përfshijmë disa objekte të përzgjedhura në koleksionin e ekspozitës që do të krijojmë. Këto objekte do të ilustrojnë për brezat që do të vijnë, kohën të cilën po jetojmë.

Thirrje e hapur: “Shqipëria dhe Korona: Edhe rrëfimi yt është pjesë e historisë”

Shpërthimi i koronavirusit dhe masat e marra për të ndaluar përhapjen e tij kanë ndryshuar rrënjësisht jetën në Shqipëri. Si do ta kujtojmë këtë kohë në vitet, dekadat apo shekujt që do të pasojnë? Na ndihmoni të mbledhim historinë e Shqipërisë tani dhe këtu! Bëhuni kronist e historian i fushës edhe ju nga shtëpia juaj.

Dërgoni rrëfimet dhe fotot tuaja në adresën e email-it: shqiperiadhekorona@gmail.com duke i shoqëruar ato me përshkrime të shkurtra përmbledhëse mbi domethënien e objekteve specifike që do të përzgjidhni.

Duke dërguar rrëfimet dhe fotot tuaja ju lejoni publikimin e tyre nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Në një moment të dytë do t’ju kontaktojmë nëse objektet tuaja do t’i bashkohen koleksionit të ekspozitës.

Nëpërmjet kësaj thirrjeje i bashkohemi muzeve të tjerë në Evropë të cilët në mënyrë të ngjashme i kanë ftuar njerëzit të kontribuojnë me anë të teserës së tyre në mozaikun e historisë.

Këtu mund të shihni se si duket jeta në vendet e tjera evropiane në kushtet e koronavirusit.

https://www.wienmuseum.at/en/corona-collection-project
https://www.latvijasgadsimts.lv/albums/1992-2004?lng=en
http://www.muzej-nz.si/en/about-museum/1381

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco