Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar

Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar

13:55, 29/04/2020
A+ Aa A-

Nga Saimir Lolja

isur nga emri i tij, Nikolla Tesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot. Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar.

Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Nikola Tesla lindi atje më 10 Korrik 1856.

Gjuha Shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikola Tesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shtetrore.

Në këtë pamje të viti 1880 Nikola Tesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre. Nikola Tesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884.

Nikola Tesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të ShBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kuti01/05/2020 15:41

Pse paska veshur je kostum shiqptar nuk do te thote absolutisht se ishte me origjine shqiptar! Nga fizionomia e fytyres ai duket qe eshte sllav! Nuk po merrt vesh serbet e quajne serb kroatet kroat hungarezete quajne hungarez, tani na dikla edhe shqiptar? Ahh.. sa pelqen prasi ne shqiptareve si mjet fluturimi, e nuk na ben pershtypje se sa here qe marim prasin per fluturim aq here shkapaetemi per toke, - e prap pras e pras! Ps: franca italia gjermania anglia, marin si minimum nga nje çmim nobel ne fusha te ndryshme te shkences e te artit, e nuk fryhen e enjten si ne, ( qe mbajme ne vend te çmimit prasin) per gjera qe i konsiderojne normale, ashtu siç jane normale edhe veprimet e keqija te njerezve te veçante ne shoqerine njerezore! Agje e jashte zakoneshme, edhe sikur Tesla te ishte shqiptar!

Albos30/04/2020 20:04

Fotografi vertet interesante . Fakti qe Nikola TESLA eshte i veshur me kostum Shqipetar tregon qarte se gjaku i tij ka qene Shqipetar . Nuk mund te jete e mundur qe nje serb vishet si Shqipetar gjithashtu nuk kemi pare KURRE nje Shqipetar qe viset si serb ! Rrofte kombi Shqipetar !

Albos30/04/2020 20:04

Fotografi vertet interesante . Fakti qe Nikola TESLA eshte i veshur me kostum Shqipetar tregon qarte se gjaku i tij ka qene Shqipetar . Nuk mund te jete e mundur qe nje serb vishet si Shqipetar gjithashtu nuk kemi pare KURRE nje Shqipetar qe viset si serb ! Rrofte kombi Shqipater !

Shto koment

Denonco