Frederik Stamati: Nga koleksioni i armëve të mia

Frederik Stamati: Nga koleksioni i armëve të mia

13:44, 28/04/2020
A+ Aa A-

Nga Frederik Stamati, studiues në Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Nga koleksioni i armeve te mia.(Foto lart). Nga e majta:

1.Shpate e shkurter, nga ato qe perdoreshin ne luftimet trup me trup, ose ne muret e kalave. Ne teh ka te shkruar 1866. Eshte viti kur Garibaldi futi arme ne Shqiperi per te organizuar kryengritjen kunder turqve.

2. Kobure. Ky tip koburesh eshte perdorur nga viti 1780, e deri me 1812. Origjina e tyre eshte e papercaktuar. Ndoshta diku ne Perandori. Ndeshen ne disa shtete te Evropes. Ne Shqiperi jane tre te tilla qe kane te shkruar me argjent ne tyte: LONDON. U interesova ne Muzeun e armeve mbreterore: nuk jane angleze.

3. Kobure nga ato qe njihen si "stamollie", ose " gjarpnushe stamolli". Por ekziston mundesia e prodhimeve te tilla edhe ne Gjirokaster, apo Janine. Ne tyte ka te shkruar: ANNA KORINO.

4.Shpate. Dikur ka qene jatagan, por eshte shkurtuar, e pershtatur per luftime te aferta. Ne teh ka te gdhendur nje kambanare dhe vitin 1831. Eshte viti kur bien bushatllijte e Shkodres.

5.Doreze jatagani, nje hallke dyfeku dhe nje palcore. Ne palcore mbahej palca e fyjeve te kembeve te lopes, e qe perdorej per vaisjen e armeve te zjarrit. (Vijon më poshtë):

Duke vazhduar me historite e armeve dhe mundesite e prodhimit te tyre ne vendin tone.

Shpata, jatagan, ne foto eshte gjithashtu ne koleksionin tim te armeve. Ne teh ka te gdhendur vitin 1876. Ky eshte viti i kryengritjes se Mirdites. E pra, ka mundesi qe te lidhet me ato ngjarje. (Vijon më poshtë):

    Nese do te krahasojme motivet zbukuruese dhe shifrat me ato te asaj shpate me vitin 1831, qe e paraqita dje, rezultojne te jene te njejta.

    Ajo e 1931 eshte trasheguar ne Lezhe. Edhe kjo ne te njejten zone. E njejta tradite. Ne Hajmel, ne Merqine e eperme, e prapa Lezhes, jane gjetur zgjyra kovaçi. Fizikania dhe pedagogia e Universitetit, Edlira Duka, i ka trajtuar keto zgjyra ne temen e saj te doktoratures.

    Kemi mbiemrin Spathari, qe mund te lidhet me shpatat. Kemi raste te padyshimta te pershtatjes se shpatave dhe te riparimit te tyre. Pra, funksiononin kovaçane qe merreshin me kete zanat.

    Nese çdo luftetar do te duhej te kishte dy shpata, rezulton se ka patur treg shitjeje per qindra mijera shpata. Per rrjedhoje ka patur prodhim te tyre ketu. Aq me teper qe Abedin Çaushi na jep deshmi per ekzistencen e zejes se prodhimit te shpatave ne Elbasan.

    Lidhur me temen e prodhimit te armeve ne vendin tone gjate shekujve te kaluar.

    Logjika te thote se po. Por fjala eshte per armet luftarake, si me te domosdoshme.

    Ndeshim mbiemrat Spathari dhe Çarkaxhija ne Shkoder dhe Kondakçiu ne Korçe. Jane mbiemra sipas zanatit dhe te bindin qe keta jane marre me zejen e armeve. Eshte plotesisht e vertetuar qe paftet e armeve prodhoheshin ketu. Mbetet e diskutueshme çeshtja e prodhimit te çarkut te armes dhe te tytave. Nuk eshte e thjeshte. Nga vezhgimet qe kam bere, rezulton se kishte tre rruge per prodhimin e tytave. Nuk beheshin as me derdhje dhe as me çpim. Mund t'i permbledhim ne formen e ullukut dhe te spirales. Çarku ka nje teknologji me te komplikuar. Kam patur vetem nje rast qe te shoh nje çark te riparuar. Ne çarqe kemi te shkruar me gdhendje fjalet ROSSI, GRECE, etj. Keto emra i shohim edhe ne arme te ngjashme neper muzeumet e vendeve te tjera.

    Prodhimi i shpatave eshte me i thjeshte, gjithsesi duhet nje kovaç mjeshter per t'i prodhuar, sepse duhet te jene te forta, ndryshe te iken koka. Prodhimi i tyre shoqerohej edhe nga mjeshtra te tjere, si marangozi, argjendari, mjeshtri i dorezes, ai i lekures etj. Abedin Çaushi na e pershkruan kete per rastin e Elbasanit. Kur shpatat konsumoheshin nga mprehja dhe goditja nuk hidheshin, por riparoheshin me ane te mbathjes me metal tek specialisti. Kam ndeshur ne dy raste te tilla ne Shqiperi.
    Baruti mirrej nga jashte. Kur Turqia bllokoi futjen e barutit ne Shqiperi, kjo qe kryengritesit te mos i perdornin armet, filloi prodhimi vendas. Punishtet e barutit quheshin "dinga".

    Nje e tille ka qene ne Mat. Cilesia ishte jo fort e mire. Nopça thote se vendasit thonin se kur gjuan me barutin e importuar pushka ja ben "trak!", kurse me barutin vendas "bouuuu".
    Plumbat prodhoheshin ketu. Ishin ne forme sfere. Disa vjet me pare pashe te tregu i vjetersirave mbi Pazarin e ri nje kallep hekuri qe perdorej per derdhjen e plumbave. Nuk kisha leke me vete. Te nesermen e kishin blere. Por ka rene ne duar te nje koleksionisti te kujdesshem dhe nuk ka shkuar dem.

    Dhe ne mbyllje po permend se ndonja 100 vjet me pare eshte prodhuar ne Elbasan nje dyfek, por vetem nje, nja 2 metra i gjate dhe i rende. Ai sot eshte i ekspozuar ne Muzeun e ushtrise tek ish Shkolla e bashkuar. (Marre nga profili i Prof.Stamatit ne Fb)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco