'Nxorri urdhër qeveria, rrini mbyllur në shtëpia'/ Parodistët e Vlorës këngë për Koronavirusin

'Nxorri urdhër qeveria, rrini mbyllur në shtëpia'/ Parodistët e Vlorës këngë për Koronavirusin

17:03, 06/04/2020
A+ Aa A-

Pasi humbën dy kolegët e tyre ndër vite, kjo nuk i ka penguar dy parodistët e mbetur të Vlorës ti dedikojnë një këngë edhe Koronavirusit.

Së bashku me Artur Dhamon, nga karantina, ata kanë realizuar këto ditë një këngë ku flitet për virusin, që ashtu siç gjithë botën, po mban mbërthyer edhe Shqipërinë.

Në këngë jepet edhe një mesazh i rëndësishëm, “jepe besën, jepe fjalën. Të gjithë së bashku do ia dalim”.

Teksti i plotë:

E gjithë bota ulërinë
ky armik po bën kërdinë
doli shkurti, hyri marsi
në Shqipëri virusi plasi
me tragete, me aviona
mbërriti dhe tek ne Korona.
Të mbyllur në shtëpi ne po qëndrojmë
këshillat që na japin respektojmë
distancën nga një metër po e mbajmë
sapunin kurrë nga dora nuk e ndajmë
të dalim nga shtëpia nuk na i mbanë
se ky nuk është grip po është flamë
ç’a del përpara e desinfektojmë
e duam jetën që ta jetojmë
nxorri urdhër qeveria
rrini mbyllur në shtëpia
blemë oriz e makarona
mbushëm plotë raftet tona
Televizionet nuk pushojnë
ditë e natë të na shpjegojnë
kujdes gojën, hundën sytë
jemi bërë si të dytë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco