Ndërron jetë aktori dhe komediani Roy Hudd

Ndërron jetë aktori dhe komediani Roy Hudd

12:01, 16/03/2020
A+ Aa A-

Aktori dhe komediani Roy Hudd ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare me gruan e tij, Debbie, në krahë.

Hudd pati një karrierë të gjërë në television dhe komedi, e cila zgjati më shumë se 60 vjet.

Ai ishte gjithashtu një autoritet në historinë argëtimit e muzikës dhe pati daljen e tij të fundit në television jo më larg se korrikun e kaluar në emisionin e BBC ‘Casualty’.

Agjenti i Hudd tha ditën e sotme: “Njoftojmë me trishtim largimin nga jeta të një ylli të talentuar dhe të dashur, Roy Hudd. Pas një sëmundje të shkurtër, Roy ndërroi jetë në paqe, mbasditen e së dielës, me gruan e tij, Debbie, në krahë.”

Hudd, i cili u lind në Croydon, Londër, 1936, debutoi si comedian në 1957, në teatrin Streatham Hill.

Ai shkroi shumë libra mbi historinë e muzikës.

Komediani Simon Blackëell shkroi në Tëitter: “ Jam shumë i trishtuar për vdekjen e Roy Hudd. Një komedian i shkëlqyer, një aktor i jashëtzakonshëm dhe një historian komedie. Karrierën time e fillovva duke shkruar në emisionin e tij radiofonik. Ishte shumë kënaqësi të shkruaje për të. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco