Komuniteti shqiptar përkujton jetën dhe veprën e piktorit Dhimitër Prifti

Komuniteti shqiptar përkujton jetën dhe veprën e piktorit Dhimitër Prifti

12:56, 15/03/2020
A+ Aa A-

Toronto-Ontario/ Disa ditë më parë u mbajt në Toronto aktiviteti ‘Beauty in you’. Në larminë e gjithëpërfshirjes të trashëgimisë shpirtërore e materiale nga foklori e tradita shqiptare,  një vend me rëndësi zuri edhe ekspozita e pikturave nga artisti në mungesë, Dhimitër Priftit.

Në vlerësim të të gjithë veprës që ai la pas, nëpërmjet një nisme nga Teuta Ajdini Haxhillari dhe me ndihmën e pakursyer të familjes Prifti, risollën për dashamirësit dhe komunitetin shqiptar edhe një herë në vëmendje punimet e artistit. Teuta insistoi të ndante me ne një detaj që e kish dhënë impulsin e parë të prezantimit të piktorit. Në rutinën e punës së saj prej Agjente imobiliare, në një ndër shtëpitë luksoze që kish shitur, pronarët e rinj insistonin të blinin edhe një pikturë pa të cilën sipas tyre, kjo blerje s’kish kuptim. Dhe duke dashur të kuptonte më mirë se për cilën pikturë bëhej fjalë, askujt nuk ia merte mendja se bëhej fjalë pikërisht për një punim nga artisti shqiptar, Dhimitër Prifti.

Prej pothuaj 8 vite pas largimit të tij nga jeta, kjo ishte hera e parë që flitej për jetën e tij artistike. Me anë të një ftese nga RH Scholarship, dhe me moderimin e dy prej miqve të piktorit, fjala e Albert Xhaferit tërhoqi mjaft kuriozitet tek dhjetra të pranishëm. Me një pjesëmarrje që kaloi pritshmërinë e organizatorëve, me praninë edhe të përfaqësisë së Ministrisë së Kulturës së Kanadasë, komunitetit dhe më gjerë iu prezantua nga afër jeta e një artisti si dhe vepra e vlefshme që ai la pas. Në fjalën e tij, Xhaferi theksoi kulturën dhe traditën mjaft të dukshme në pikturat e Dhimitër Priftit. Prezantimi i 20 pikturave kishin në refren natyrë të qëtë dhe kompozim, të gjitha të punuara gjatë qëndrimit të tij në Ontario.

Me anë të një bisede telefonike edhe me Imelda Priftin (zonjën e artistit), ajo na rrëfeu pak nga emocionet e mbrëmjes dhe shprehu dashamirësinë për këdo që kërkonte të dinte nga afër me tepër jetën e piktorit. Imelda na rrëfeu gjithë udhëtimin e saj jetësor me Dhimitrin, mbështetjen që ajo i kish dhënë në heshje dashurisë së tij për artin,  të gjitha çka ajo kish mësuar nga ngjyrat e penelave dhe intepretimin e pikturave. Ajo kujton se pas ardhjes dhe sistemimit në Kanada, Dhimitri ishte impresionuar mjaft nga natyra dhe ngjyrat e jetës reale që çdo stinë të ofronte në këtë vend dhe se kjo ishte muza e artë për të. Ai ishtë piktor i ngjyrave të forta, dhe se në Shqipëri e kishin krahasuar shpesh me Van Gogh për shkak të linjës së tij. Veç pikturave, në rreshtin e punimeve të tij ishin edhe veprat murale të cilat janë të shpërndara tashmë në Greqi dhe në Europë.

Imelda kujton edhe ekspozitën e fundit që ai kish realizuar në Tiranë pak kohë para ndarjes nga jeta, prej të cilës ruan kujtime të mëdha.

Në të njëjtën kohë, zonja na rrëfeu se në morinë e veprave dhe kujtimeve që ruan nga bashkëshorti është edhe një portret të cilin ai kish dashur ta përfundonte në ditët e fundit të jetës, mirëpo koha nuk i premtoi. Sipas Imeldës, Dhimitri u mundua t’i linte dhuratën e fundi në jetë një portret në çift, por ajo e ruan me fanatizëm skicën e papërfunduar.

Në karrierën e tij artistike numërohen mbi 2500 piktura.

Bisedoi: Blerina Ruka

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco