Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Si sot lindi Marie Tuci: I falem nderës Zotit që ditët e fundit po i kaloj e lirë!

Si sot lindi Marie Tuci: I falem nderës Zotit që ditët e fundit po i kaloj e lirë!

09:17, 12/03/2020
A+ Aa A-

Muzeu Historik përkujton sot martiren e parë të Kishës Katolike Shqiptare, Marie Tucin, e cila u burgos dhe u torturua barbarisht gjatë dikaturës.

Marie Tuci, lindi në 12 mars 1928 në fshatin Ndërfushaz të Mirditës. Ajo studioi në Shkollën Normale të Motrave Stigmatine në Shkodër ku iu përkushtua fesë katolike. Më pas u dërgua të ushtronte profesionin e mësueses në Mirditë. Në vitin 1946, nga regjimi komunist u morën një sërë masash ekstreme të cilat luftuan ashpër fenë. Duke qenë një ndjekëse devotshme e fesë katolike, Marie Tuci shprehu hapur kundërshtimin e saj ndaj këtij persekutimi.

Vrasja e Bardhok Bibës, sekretarit të Partisë Komuniste në Mirditë do të pasonte me marrjen e masave ndëshkimore të ashpra për shumë familje të këtij qyteti, ku u përfshi edhe familja e Marie Tucit, Gjonmarkaj. Këto familje dyshoheshin për ndihmën që i kishin dhënë organizatorëve të vrasjes së sekretarit, për t'u arratisur në Jugosllavi. Ndaj në gusht të vitit 1949 u arrestua e akuzuar për "qëndrimin e saj kundër pushtetit popullor dhe ndihmën që familja e saj i kishte dhënë të arratisurve".

Marie Tuci ndërroi jetë nga torturat çnjerëzore në spitalin e burgut në 24 tetor të vitit 1950.

Ajo eshte simboli i gruas qe di te mbroje bindjet e veta dhe t'i shpalose ato pavaresisht rrethanave qe jane kunder saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

mir12/03/2020 18:37

te mallkuar komunista , normal me ne krye kriminelin enver

Shto koment

Denonco