Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Netflix rikthen serialet e shumëpritura dhe prezanton prodhimet e reja

Netflix rikthen serialet e shumëpritura dhe prezanton prodhimet e reja

13:21, 20/02/2020
A+ Aa A-

Një mbasdite e kaluar në shtëpi nuk është e njëjta pa Netflix, kompaninë që gjendet gjithmonë pranë klientëve të saj. Me shkurtin që po mbaron, futemi në një muaj që për të gjithë fansat e serialeve do të jetë i mrekullueshëm. Ja çfarë do të publikojë Netflix në mars:

Paradise PD: Part 2

Në 3 mars rikthehet Paradise PD me sezonin e tij të dytë. Fansat e serialeve të animuar është e sigurt që do të kënaqen me rikthimin e kësaj komedie.

The protector: Sezoni 3

Sërish në 3 mars rikthehet një tjetër serial. Sezoni i tretë na njeh me një të pavdekshëm që kërkon çelsin për të shkatërruar Stambollin.

On my Block: Sezoni 3

Në 11 mars vjen sezoni i tretë i shumëpritur që flet për një grup shokësh, të cilët mundohen t’ia dalin vështirësive të moshës në gjimnaz.

Hospital Playlist

Në 12 mars një serial vjen për herë të parë në Netflix. Ai na tregon për 5 mjekë, miq të afërt, që punojnë në departamentin e VIP-ave në spital.

Elite: Sezoni 3

13 marsi vjen me rikthimin e serialit spanjoll të shumëpritur nga fansat. Pas përfundimit të sezonit të dytë me një kthesë të papritur, sezoni i tretë do të befasojë të gjithë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco