Ja trendet që New York Fashion Week prezantoi, shihini para çdokujt tjetër

Ja trendet që New York Fashion Week prezantoi, shihini para çdokujt tjetër

11:46, 13/02/2020
A+ Aa A-

Dje ishte dita e fundit e një prej javëve më të famshme vjetore për sa i përket modës, New York Fashion Week. Si çdo vit, në pasarelat e këtyre ditëve u prezantuan veshje magjike, që shumë shpesh do t’i shohim të bëhen trende e të mbushin rrugët. Mësoni se cilët janë këta elementë, para se ato të dalin në shtije për të gjithë:

Nuset që ndjekin modën

Fustanet nusërore tradicionale do t’i shohim të zëvendësohen nga fustane shumë më moderne. Fustani i bardhë me vetëm një shpatull, ai me të çara në bel apo ai me dy pjesë do të vishen nga ndjekësit e flaktë të modës edhe në ditën e dasmës.

Image

Piktura lulesh

Së shpejti do të shohim veshje po aq të bukura sa vepra arti. Piktura lulesh do të gjenden në trupin e çdo personi që di vërtetë se ç’është në modë. Qoftë në bardhë e zi apo në ngjyra të buta, vizatime që ngjajnë si të bëra me dorë janë ato që do të shihen kudo.

Image

Pelerina

Dizenjuesit më të famshëm kanë menduar edhe për ata që duan një veshje vërtetë shumë dramatike. Ata kanë shtuar një pelerinë në veshje qoftë fustane apo kostume joshëse. Pelerina i shton një dimension plotësisht tjetër veshjes.

Image

Ndriçim. Shumë ndriçim

Çdo ndjekës i modës do të shkëlqejë me këto koleksione. Në shumë prej tyre u vë re një theksim i tipareve të veshjes nëpërmjet shtimit të xixave apo teminave. Ky stil i ngjashëm me vitet ’50 bën këdo të duket si një yll kinemaje.

Image

Triko në vend të xhaketës

Harrojini xhaketat këtë sezon dhe zgjidhni diçka në një stil më bohemian. Trikot e stilit “poncho”, të cilat janë veshje, të ngjashme me bluzat por që mbulojnë trupin deri në kofshë, do të bëjnë namin.

Jepini veshjes suaj një ndjesi tjetër duke zgjedhur triko të tilla, qoftë në ngjyra të errëta, qoftë shumëngjyrëshe e me thekë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco