Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vdes në Francë shkrimtari sllovak, Pavel Vilikovsky

Vdes në Francë shkrimtari sllovak, Pavel Vilikovsky

23:33, 11/02/2020
A+ Aa A-

Shkrimtari sllovak, Pavel Vilikovsky, konsideruar si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë sllovake, vdiq sot në moshën 78-vjeçare, bëri sot të ditur botuesi i tij francez.

“Shtëpia botuese “Phebus” njoftoi me keqardhje vdekjen e shkrimtarit sllovak, Pavel Vilikovsky”, theksoi botuesi në një komunikatë.

I lindur në qershor 1941, Pavel Vilikovsky ishte konsideruar si shkrimtari më i madh kontemporan dhe si një mjeshtër i ironisë.

Shkrimtari, një admirues i shpallur i Thomas Bernhard, i përket një gjenerate intelektualësh, i cili hyri në skenën e letërsisë gjatë viteve ’60 duke e ndryshuar në mënyrë radikale prozën dhe poezinë sllovake.

Ai ishte i vetmi autor që kishte fituar çmimin prestigjioz të letërsisë sllovake “Anasoft Litera” dy herë. /ATSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco