Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'Zëri i bilbilit të këngës shqipe nuk shuhet kurrë'/ Liri Berisha: Nexhmije Pagarusha humaniste, familjare dhe një njeri i mirë

'Zëri i bilbilit të këngës shqipe nuk shuhet kurrë'/ Liri Berisha: Nexhmije Pagarusha humaniste, familjare dhe një njeri i mirë

18:27, 07/02/2020
A+ Aa A-

Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha reagon lidhur me ndarjen nga jeta të këngëtares Nexhmije Pagarusha.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, zonja Berisha, përveçse e etiketon muzikanten e madhe si bilbilin e këngës shqipe, ve në dukje edhe aktivizimin e saj në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Mesazhi i plotë:

Zeri dhe shpirti i bilbilit të këngës shqipe Nexhmije Pagarusha, nuk shuhet kurre! Me një zë të mrekullueshëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ajo i dha muzikës shqiptare për rreth 40 vite perlat më të çmuara të saj duke i ruajtuar vlerat, gjuhën dhe kulturën.

Këngëtarja legjendë, iu la pas shqiptarëve një pasuri të rrallë artistike dhe ndjesi emocionesh të forta përmes zërit të saj . Gjenerata të tëra do të vazhdojnë të edukohen me vlerat artistike që ajo përcolli në skenë por edhe në jetë, si humaniste, familjare dhe një njeri I mirë.

Ajo i këndoi të gjitha zhanreve, të gjitha temave e në veçanti dashurisë, që siç kishte qef ta citonte edhe ajo vetë nga shkrimtarët e mëdhenj: “Në të vetmen gjë që nuk mundemi kurrë të ngopemi është Dashuria.Dhe e vetmja gjë që nuk e japim aq sa duhet është Dashuria”

Faleminderit e dashur mike për emocionet e mëdha që na fale, për frymëzimin që na nxite dhe për trashigiminë e paçmuar që na dhurove!

Ngushëllimet më të sinqerta mbesës së saj që jeton në Zvicërr, për të cilën Nexhmija u përkushtua shume si veprimtare e në emër të një fondacioni për vendosjen e sinjalistikës për të verbër në semaforët e Kosovës.

Liri Berisha

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco