Viti 2020: Ja filmat që të gjithë duhet të shohim

Viti 2020: Ja filmat që të gjithë duhet të shohim

15:57, 03/02/2020
A+ Aa A-

Me ceremoninë Bafta që lamë pas, shumë filma të mëdhenjë u bënë të njohur për publikun. Veprat kinematografike të nderuara me çmime në këtë ceremoni apo dhe thjesht nominime si “Joker”, “Once upon a time in Hollyëood” apo “The Irishman” do të hyjnë në historinë botërore të filmit.

Por dhe viti 2020 duket po aq premtues në këtë fushë.

 

1.True History of the Kelly Gang

 

Historia e grabitësit të bankave Ned Kelly dhe bandës së tij famëkeqe. Roli kryesor luhet nga George MacKay dhe filmi tregon fillimet e jetës së tij, duke u përqëndruar se si ai u njoh me krimin, kur e ëma e shiti të një bandit, I cili në film luhet nga Russell Croëe. Regjizori Justin Kurzel na bënë të presim skena mjaft të përgjakshme dhe brutale, por filmi gjithsesi mbetet I domosdoshëm në listë.

Filmi lançohet në 28 shkurt.

 

2. The personal history of David Copperfield

 

Pas shfaqjes në festival kjo kryevepër humoristike më në fund do të dalë në kinema. Filmi I qëndron besnik novelës së Dickens dhe Dev Patel thuhet se ka bërë një punë të mrekullueshme me rolin kryesor.

Filmi lançohet në 24 Janar në Britani dhe 8 Maj në SHBA.

 

3. The invisible Man

Një film tmerrues, ku rolin kryesor e luan Johnny Depp. Elisabeth Moss luan një grua, e cila përndiqet nga ishi i saj abuziv. Por për shkak se ai është I padukshëm askush nuk e beson.

Filmi lançohet në 28 shkurt

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco