Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Parfumi i Esat Pashë Toptanit, ja kujt ia besoi formulën sekrete

Parfumi i Esat Pashë Toptanit, ja kujt ia besoi formulën sekrete

10:14, 06/01/2020
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 13 qershorit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me personin që njihte sekretin e parfumit të Esat Pashë Toptanit dhe vendin ku mund të blihej ai, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Qeveria ë Shqipënisë

Selanik, 1 janar 1919

Unë, ESAT PASHA, President i Qeverisë së Shqipërisë, deklaroj se Z. Fernand Nonza, i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrive Aleate të Lindjes, bashkëpunëtor i im, gjatë luftës së 1914 – 1918, është i vetmi që di sekretin e parfumit tim. Autorizoj vetëm atë që ta prodhojë dhe ta vë në shitje nën emrin :

“PARFUMI I ESAT PASHËS”

Gjenerali ESAT TOPTANI

President i Qeverisë së Shqipërisë

ESATI.

    Shitet në të gjitha Parfumeritë ose dërgohet me postë kundrejt 36.30 frangave në këtë adresë :

    PARFUMET E ARTIT NONZA, rruga Tronchet nr 8, Paris/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco