Ndryshojnë tarifat e hyrjes në Muzeun Historik Kombëtar, ja ditët falas

Ndryshojnë tarifat e hyrjes në Muzeun Historik Kombëtar, ja ditët falas

08:37, 04/01/2020
A+ Aa A-

Nga data 1 Janar 2020 tarifat e hyrjes në muze dhe parqe arkeologjike ndryshojnë, njoftoi Muzeu Historik Kombëtar.

Bileta në Muzeun Historik Kombëtar bëhet 500 lekë/personi për hyrje individuale dhe 400 lekë/personi për grupet mbi 12 persona.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç hyrja falas.

Përfitojnë çmim të reduktuar:
Studentët e pajisur me kartën e studentit;
Fëmijët nga mosha 12-18 vjeç;
Fëmijët me statusin e jetimit;
Invalidët dhe pensionistët.

Ditët e hyrjeve pa pagesë janë:
18 Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve/Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore;
18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve;
21 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim;
29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë/Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore;
28 Nëntor, Dita e Pavarësisë (vetëm për shtetasit shqiptar);
29 Nëntor, Dita e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar);
E diela e fundit e çdo muaji të vitit (vetëm për shtetasit shqiptar).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco