Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sot, 75-vjetori i Çlirimit të Tiranës

Sot, 75-vjetori i Çlirimit të Tiranës

09:33, 17/11/2019
A+ Aa A-

Sot është 75-vjetori i Çlirimit të Tiranës. Muzeu Kombëtar përkujton se "një operacion të madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit, kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së I Sulmuese. Shtabi i korpomatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme.

Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjean e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor).

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, - 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua.

Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Antirilindas17/11/2019 21:37

O shokë neokomunistë, nuk ka qenë çlirim, ka qenë pengim, rrethim nga veriu i trupave gjermane që kërkoni të tërhiqeshin në mënyrë graduale pa krijuar boshlëk që mund të përdorej nga anglezët, Nqs nuk do t'i kishin penguar ata 145 viktima partizane nuk do të vriteshin kot.

Gramoz17/11/2019 15:39

Çlirimi i Tirones nga nazi-fashizmi, dhe pushtimi njekohesisht nga kolera e kuqe, shkaterrimtarja me e madhe e rraces njerzore! Qent e terbuar komuniste me ne krye Enver dylberin, ishin te paret qe hodhen posht gjakun e kulluar te atyre bijve e bijave te popullit qe luftuan per çlirimin e vendit, nderkohe qe Enver pederasti nuk zbrazi asnje fishek, dhe fshiheshe skutave si mi!

Shto koment

Denonco