Lajmi i fundit

FOTO/ Dy tërmete tronditin juglindjen, panik te banorët

Vdekja e regjisores Arzana Kraja, vajza e kreut te Akademisë së Kosovës, zbulohet shkaku

Vdekja e regjisores Arzana Kraja, vajza e kreut te Akademisë së Kosovës, zbulohet shkaku

13:03, 13/11/2019
A+ Aa A-

Lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores Arzana Kraja ka tronditur këtë të mërkurë komunitetin artistik. Nga burime të afërta me familjen Kraja, media merr vesh se shkaktar i kësaj vdekje në moshën 38 vjeçare është sëmundja e epilepsisë.

Lajmin për vdekjen e Arzana Krajës e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Arzana Kraja ishte e dalluar në fushën e regjisë dhe i takon gjeneratës së re të regjisorëve vendorrë dhe ishte fituese e çmimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e regjisë.  Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, shkruan Bota Sot.

Prokuroria jep detaje për vdekjen e Arzana Krajës

Në mëngjesin e sotëm në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është gjetur trupi i pa jetë i regjisores Arzana Kraja.

Policia e Kosovës ka dhënë njoftimin për gjetjen e trupit të pajetë, ndërkohë nga Qendra Kinematografike e Kosovës, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Arzana Krajën.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Prokuroria e cila ka konstatuar se ka vdekur një grua.

Zyrtar nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për autopsi me urdhër te prokurorit”.

Ndërkohë konfirmimin për vdekjen e kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhej në përgjigjen e policisë.

Regjisorja Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest.

Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.

Ndërkohë, Qendra Kinematografike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në ngushëllim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco