Nëntor 1949/ Skena makabre e pushkatimit të inxhinierëve të Maliqit

Nëntor 1949/ Skena makabre e pushkatimit të inxhinierëve të Maliqit

21:17, 08/11/2019

Video tregon skenën e pushkatimit të një grupi inxhinierësh, të cilët u dënuan me vdekje, me akuzën e sabotimit të punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit. Mes të pushkatuarve, ishte edhe një grua shtatzënë...

E ashtuquajtura “organizatë tekniko-sabotatore” kishte në përbërje të saj, Abdyl Sharra, 35 vjeç, kryeinxhinier në ndërmarrjen për tharjen e kënetës së Maliqit, njeriu që mori akuzën kryesore si “iniciatori kryesor i sabotimeve në stil të gjerë për ndërmarrjet e mëdha që bënte pushteti popullor”; Kujtim Beqirin, 30 vjeç, pinjoll i një familjeje patriotike, medalje e artë në inxhinieri civile në Universitetin e Vjenës, drejtor në punimet e Maliqit; Vasil Manon, inxhinier në kënetë, që i akuzuar bashkë me të shoqen Zyrikën (e cila u pushkatua shtatzënë), për lidhjet e tyre dhe kontakte të herëpashershme me agjentët e UNRRA-s, por edhe të denigruar në letërsi dhe në dokumentet që do silleshin më vonë; Pandeli Zografin dhe Mario Guarnierin, gjeometra në kënetën e Maliqit; Eugenio Scaturro, italian, llogaritar në Maliq; Mihal Stratobërdhën, Anastas Riston dhe Jani Vasilin.

Fati i tyre do ishte nga lajmet kryesore, kur filloi gjyqi në 8 nëntor 1946 dhe përfunduan pas 10 ditësh. “Grupi i sabotatorëve të kënetës së Maliqit” ndiqej direkt nga procesi, që transmetohej publikisht me altoparlant, e që u zhvillua në kinema “Nacional”, me skenar të parapërgatitur në detajet më të vogla. Grupi i dënuar me vdekje u ekzekutua në Maliq, më 19 nëntor 1946.

Marrë nga Kujto.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco