‘Po pushoni o ju q... robt’/  Shau live në emision, ja çfarë thotë spikerja për videon virale në rrjetet sociale

‘Po pushoni o ju q... robt’/ Shau live në emision, ja çfarë thotë spikerja për videon virale në rrjetet sociale

20:03, 22/10/2019
A+ Aa A-

Moderatorja e emisionit ‘Fakt’, në televizionin lokal të Fierit, Tv Apollon Marsela Topi ka reaguar pas videos  që bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme, ku doli  jashtë çdo kornize dhe shpërtheu në të shara  në studion.

Në një prononcim për Neësbomb.al, ajo ka treguar se nuk i është drejtuar kolegëve të saj, por dy personave që shoqëronin Z. Cakrani. Pasi sipas saj, ata ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm.

Topi ka theksuar se frazën që pushtoi mediat e ka ruajtur montazhieri, për t’i treguar sesa nervoze ishte bërë.

‘Nuk u kam thënë kolegëve të mi, por dy personave që po shoqëronin Z. Cakrani. Ndërhynin gjate gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Ështe regjistrim dhe këtë ua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00. Atë ditë pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar se sa nervoze isha bërë. Unë jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrëjta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live’, u shpreh Marsela Topi.

Më tej moderatorja ka shtuar se publikimi i videos është përpjekje për t’i prishur imazhin dhe një sulm politik.

‘Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik. Përpiqem të jem sa më objektive në punën time, duke fituar zemrat e publikut të cilët më përcjellin çdo ditë konsideratat e tyre. Nuk ka staf në botë që pas kuintave, nuk është i lirshëm mes kolegëve. Ështe thjesht dashakeqësi’, deklaron Topi.

E pyetur nga Liarda Kondakçiu, ajo është shprehur se priste një sulm të tillë pasi qyteti i Fierit është një bastion socialist dhe do i pëlqente të dëgjonte vetëm lëvdata për qeverinë.

‘Fieri është bastion socialist. Do ju pëlqente të dëgjonin vetëm lëvdata për qeverinë. Unë u jap mundësinë në temat që trajtoj duke qenë në koherencë të plotë me realitetin, të shprehen lirshëm. Si gazetare terreni, shoh shumë gjëra që nuk shkojnë, dhe nuk mund t’i percjell me ngjyra në ekran, as me pushtetin vendor nuk kam marrëdhënie as të mira, por as të këqija, të ngrira mund të themi. Vetëm se nuk më pëlqen të bëhem palë me asnjë. E prisja në fakt një sulm në një moment të caktuar, por jo të një niveli kaq të ulët. Gjithsesi unë nuk ndihem aspak keq. Kushdo që e ka bërë, dhe kundrejt cilido çmimi, ështe shitur shumë lirë’, përfundon moderatorja.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco