Merita Halili jep lajmin e bukur: Koncert recital edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë!

Merita Halili jep lajmin e bukur: Koncert recital edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë!

09:42, 28/09/2019
A+ Aa A-

Këtë fundjavë, këngëtarja ikonë e muzikës popullore shqiptare, Merita Halili është rikthyer në kryeqytet me koncertin e saj recital të parë pas 20 vitesh.

Emisioni “Lart e Poshtë” i Eraldo Rexhos arriti të hyjë në provat gjenerale të “Lule T’Bukura Ka Tirona” ku solli për publikun pamje ekskluzive nga prapaskenat e koncertit recital. Gjithashtu, “Lart e Poshtë” solli edhe një intervistë të protagonists së këtij koncerti, Merita Halili.

E pyetur nga gazetari Andi Vrapi nëse mezi pret të bëhet gjyshe apo dëshiron t’ja lërë kohës, Merita u përgjigj: “Qëllimi im si nënë ka qenë që t’i rris dhe t’i edukoj mirë, të shkollohen, të edukohen mirë, të vazhdojnë të jenë sa më të pavarura me veten e tyre”

“Për mua byzylyku i floririt apo i diamantit është shkolla. Unë dua që ato të edukohen pastaj jeta vazhdon!”, - ka përfunduar Halili.

Gjithashtu, këngëtarja e mirënjohur ka dhënë edhe një lajm tejet të mirë për ata që e humbën koncertin në Tiranë.

“Lule T’Bukura ka Tirona” do të vijë së shpejti edhe në vendet ku ka shqiptare si Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi dhe Diasporë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco