Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Merita Halili tregon pse nuk sjell më këngë të reja: Sepse nuk dua të harrohen këngët e vjetra

Merita Halili tregon pse nuk sjell më këngë të reja: Sepse nuk dua të harrohen këngët e vjetra

09:26, 28/09/2019
A+ Aa A-

Këtë të premte në emisionin e pasdites në Radiotelevizionin Shqiptar, “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon, ishte i ftuar bilbili i muzikës shqiptare, Merita Halili.

Brenda skenës së madhe të Pallatit të Kongreseve, ku po mban recitalin e saj të parë prej 20 vitesh, Merita i është përgjigjur disa pyetjeve që ne na mundonin prej kohësh. Ajo ka treguar për gazetarin Andi Vrapi edhe arsyen se pse i ka munguar tregut muzikor shqiptar me këngë apo klipe të reja.

“Kam vite që kam bërë goxha këngë dhe kam aq shumë repertory saqë i gjithë populli, nga më i vogli te më i madhi, e kendojnë këngën e popullit. Qëllimi im është që të ruhet folku, të ruhet tradita e folkut, jo vetëm të Shqipërisë së Mesme, por të gjithë trevave. Për këtë unë solla këtë recital… që të ndihen këngët e vjetra që po harrohen dhe të rikthehen e të dëgjohen nga brezi i ri, që të mos harrojnë e të ruajnë vërtet folklorin shqiptar!”, - u shpreh Merita.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco