'Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën', Adelina Ismajli tregon si e priti ish-Presidenti, këngën e saj

'Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën', Adelina Ismajli tregon si e priti ish-Presidenti, këngën e saj

09:37, 24/08/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli, e famshme për vargjet që këndoi “ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën...”. ka treguar për herë të parë për  takimin që ka pasur me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe çfarë ai mendonte për atë këngë.

Në një intervistë për emisionin “Pressing” të TV7 në Kosovë, Adelina Ismajli tha se në kohën kur ishte 14 vjeçe, ishte bërë “trend” që të takoheshe me Ibrahim Rugovën dhe disa linin orare takimi me të, kurse disa jo

“Ne kemi caktuar takim dhe kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde, ta shohim si duket”. Ajo shtoi se nëna e saj kishte arritur që të caktonte një takim dhe e gjithë familja kishte shkuar ta takonte.

“Mami kishte kontaktuar dikë tek Shoqata e Shkrimtarëve dhe kishte caktuar takim. E gjithë familja shkoi e takoi, pavarësisht se unë isha shumë skeptike për të. Kur je adoleshente dhe prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik” tha  Ismailji.

Mirëpo, më pas, ndodhi e kundërta, pasi ajo ishte mahnitur nga sjellja e tij. “E kundërta ndodhi. Unë u mahnita, ishte shumë ‘cool’, na duronte, ajo ishte me rëndësi. Tre fëmijë në zyre, t’i durosh gjatë kohës...” tha ajo.

Më tej, Adelina Ismaili tha se dëshiron ta quajë veten “rugoviste” dhe se e ka shkruar vetë tekstin e këngës ku i këndonte një ushtrie shqiptare, që do të udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.

Për këtë këngë kishte folur më pas edhe me ish-Presidentin.Por, a i kishte pëlqyer atij?

“Jo shumë, - tha Adelina. -  I ka pëlqyer që ishte “rock”. “ Po futëm në borxh të madh, se po më këndon për së gjalli”.  I thashë: President. në rastin tënd guxoj ta bëj këtë! Me mua ka qenë shumë i qetë në bisedë. Do të mund t’i thoja me këtë  të renë tani, shumë “kuller”, ka vazhduar Adelina

Më pas ka kujtuar kohën kur ka kënduar në fushata të LDK-së dhe ku se asnjëherë nuk kishte pranuar të paguhej.  “E ka marrë vesh Ibra (Presidenti Rugova) që këndoja pa pagesë dhe ka caktuar dikë të merrej me pagesën time. Po unë i thashë se nuk i marr Presidentit, para”, tha Adelina.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco