Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

McCartney: ‘1 vit lot për Lindën time’

McCartney: ‘1 vit lot për Lindën time’

09:02, 07/07/2019
A+ Aa A-

Sir Paul McCartney bleu fermën e tij në Kintyre para se të njihte Lindën, por ishte dashuria e saj për "egërsinë dhe lirinë" që krijoi kujtimet e mrekullueshme të çiftit.

Ish anëtari i Beatle thotë se gadishulli i Skocisë ishte një nga vendet e tyre të preferuara në botë dhe fotografitë e kohës së tyre janë pjesë e një retrospektive të re të punës së Lindës, që u shfaqën në galerinë e artit Kelvingrove të Glasgout.

Sir Paul, tani 77 vjeç, i tha programit Ricky Ross Meets të programit BBC Radio Scotland se gruaja e tij e ndjerë ishte një fotografe në profesion para se të lidheshin bashkë.

Në vitin 1968, portreti i saj i fotografuar nga Eric Clapton u paraqit si kopertinëe revistës Rolling Stone dhe ajo ishte fotografja e parë femër atëherë që bëri këtë gjë. Por pas martesës së saj me Sir Paul në vitin 1969, fotografitë e saj u bënë më intime dhe emocionale, duke eksploruar botën natyrore dhe jetën familjare.

Linda ishte vetëm 56 vjeçe kur vdiq në vitin 1998. Nëna e Sir Paul, Maria, vdiq në moshën 47 vjeçare, kur ishte vetëm 14 vjeç. Të dy gratë e dashura të jetës së tij mamaja dhe Linda vdiqën nga kanceri i gjirit.

Sir Paul thotë se pikëllimi i tij për Lindën ishte shumë më i lartë. “Mendoj se kam qarë për rreth një vit e gjysmë," thotë ai.

“Qava jashtë mase dhe bërtita ndoshta ishte e turpshme por ishte e vetmja gjë që mund të bëja në ato moment”, thotë Paul.

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco