Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Liqeni i Ohrit, nga sot pjesë e UNESCO-s

FOTO/ Liqeni i Ohrit, nga sot pjesë e UNESCO-s

17:52, 05/07/2019
A+ Aa A-

Liqeni i Ohrit, përfshirë pjesën shqiptare, ka sot vëmendjen dhe statusin sit i UNESCO-s.

Në tre vitet e fundit nën ombrellen e UNESCO-s janë vendosur 3 site natyrore, pyjet mbi 100-vjeçare të ahut në Rajcë, Shalë, së fundi edhe liqeni i Ohrit, fryt i punës disa vjeçare të ekspertëve të mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në plotësim të dosjes dhe kërkesave për të qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore, UNESCO.

Sot, sesioni i 43-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore zhvilluar në Baku, Azerbajzhan, miratoi me unanimitet kërkesën e Shqipërisë për regjistrim të pjesës Shqiptare të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore. Kurorërëzim i një punë të përbashkët ndërinstitucionale disa vjecare.

Kurorëzohet me sukses përpjekja e përbashkët e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ministrsë së Kulturës, Bashkisë Pogradec dhe AdZM Korçë, për përgatitjen e aplikimit në UNESCO për pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco