Jeta e tenorit legjendar, në një dokumentar

Jeta e tenorit legjendar, në një dokumentar

19:49, 14/06/2019
A+ Aa A-

Jeta e tenorit legjendar Luciano Pavarotti do të shfaqet përmes një dokumentari, i cili pritet të dalë shumë shpejt në kinematë botërore. Nën regjinë e fituesit të çmimit Oskar, Ron Howard, Pavarotti do të vijë për publikun e gjerë përtej identitetit të tij muzikor.

Krahas rrëfimit përpara se të bëhej ikonë dhe të thyente me albumet e tij rekorde me mbi 100 milionë shitje, dokumentari “Pavarotti” do të përfshijë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe histori të patreguara më parë.

Kujtojmë se Ron Haward është regjisor i filmave “Mendja e Bukur”, “Kodi i Da Vinçit”, “Han Solo”, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco