'Cockteil sekretesh', një 'One Woman Show' që nuk duhet humbur

'Cockteil sekretesh', një 'One Woman Show' që nuk duhet humbur

16:21, 20/05/2019
A+ Aa A-

“Cockteil sekretesh” është shfaqja e radhës që artistja e talentuar dhe e dashur për publikun shqiptar Keti Bashhysa ka zgjedhur të sjellë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës në datën 24 maj në orën 18:30.

Këtë radhë, Keti Bashhysa, do t’ju tregoj sekretet e femrave në një shfaqje “One Woman Show”, e cila do të shoqërohet me te qeshura, por nuk do të mungojnë as surprizat.

Për ardhjen në jetë të kësaj shfaqje kanë punuar një numër i madh profesionistësh, të cilët janë përkushtuar me dashuri punës së tyre në mënyrë që tu falin spektatorëve emocione pa fund.

Me skenar të Mariola Poros dhe me repertor të zgjedhur muzikor, kjo komedi do t’ju mbajë të mbërthyer deri në fund. Nuk do të mungojnë as poezitë e ndjera të Irma Kurtit, ndërsa skenografia me larmi dhe dritë është e mjeshtrit Avni Delvina.  Për koreografinë ka menduar tu jap kënaqësi dhe të vendos në lëvizje mendjen tuaj, Aldo Aliaj.

Në “Cockteil Sekretesh” është po aq e ndjerë dhe hapësira e sensibilizimit për fëmijët autikë, punë kjo e videographer Fati Hoxha, i cili do të vij me një numër baleti, ku do të performojnë 30 fëmijë.

Keti Bashhysa me “Cockteil Sekretesh” pritet të sjellë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” dashuri, ngjyra, emocione, mesazhe dhe nuk do ju mungojnë edhe të qeshurat. 

Biletat kanë nisur të shiten dhe për rezervimin e tyre kontaktoni në numrin: 069 98 94 550

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco