Rastësi apo...? Jo vetëm 'Notre Damme', ja çfarë ka ndodhur më 15 Prilli

Rastësi apo...? Jo vetëm 'Notre Damme', ja çfarë ka ndodhur më 15 Prilli

22:13, 15/04/2019
A+ Aa A-

Kulla e Katedrales së famshme të Parisit, Notre Dame, është rrëzuar pasi një zjarr i madh shpërtheu në katedrale pasditen e së hënës.

Sipas “Le Monde”, zjarri nisi në papafingon e monumentit përpara se të përhapej në çati.

Autoritetet thonë se flakët mund të kenë nisur si pasojë e punimeve të restaurimit që po kryen aktualisht në Notre Dame.

Image

Por meqë data sot shënon 15 Prill, lidhja me dy ngjarje të tjera që kanë shenjuar historinë botërore, është e pashmangshme.

Po në 15 prill, por të vitit 1912, anija gjigante britanike Titanic përfundoi nën ujrat e Atlantikut, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut. Pra 107 vjet më parë mbytej anija e famshme, duke marrë jetën e 1517 vetësh.

Image

Por sot bëhen 154 vjet edhe nga vrasja e presidentit amerikan Abraham Lincoln. Ai u vra më 14 prill të vitit 1865. Ai u vra përderisa bashkë me të shoqen po shikonte një shfaqje në kinemanë Ford në Uashington.

Ndërsa vrasësi i tij, John Wilkes Booth largohej nga skena e krimit, zotin Linkoln e çuan në një shtëpi pranë kinemasë, ku ai vdiq mëngjesin e së nesërmes.

Image

Rastësi apo...? Vendoseni vetë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco