Më 11 prill 1872, lindi Asdreni

Më 11 prill 1872, lindi Asdreni

13:22, 11/04/2019
A+ Aa A-

Në Drenovë, më 11 prill 1872 lindi Aleksandër Stavre Drenova - Asdreni. Një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, autor i Himnit të Flamurit. Ka qenë poet, publicist, patriot shqiptar.

Më 1889 mërgoi drejt Rumanisë ku ka kryer punë të ndryshme. Mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar. Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX.

Disa nga veprat e tij janë "Ëndrra e lotë", "Rreze dielli", "Burri i dheut", "Fisnikët e Shqipërisë", "Kambana e Krujës" etj. Fondi personal i Asdrenit gjendet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco