Skënder Sherifi rikthehet në Shqipëri me 'Borderline'

Skënder Sherifi rikthehet në Shqipëri me 'Borderline'

23:15, 08/04/2019
A+ Aa A-

Poeti i njohur frankofon, Skënder Sherifi, rikthehet për lexuesit shqiptarë me librin e tij më të fundit “Borderline”.

Vepra më e fundit e poetit me gen tropojan, por që jeton nëm Belgjikë, do të promovohet të enjten e 11 prillit, në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë.

Sherifi është në ndër poetët më të dashur të lexuesve frankofonë. Në vitin 2008, libri “Love” u rëndit ndër 10 botimet më të mira në gjuhën frënge për vitin 2008.

Kush është Skënder Sherifi?

CV

Skënder Sherifi lindi në një familje që është nga Tropoja. Tani jeton në Belgjikë. Skënder Sherifi ka punuar si gazetar i radiove dhe i shtypit belg, (për sektorin e kulturës e artit) ndërsa tani është profesor i gjuhës e letërsisë frënge si dhe i marrëdhënieve publike në një universitet të Brukselit. Ka botuar në Paris dy vëllime me poezi "Diku, dikush" dhe "Oksigjeni".

Përveç këtyre librave ka përkthyer në frëngjishte një antologji të poezisë shqiptare nga trojet jashtë kufinjve, të titulluar "Dega e pikëlluar", (1979). Libri me poezi "Ora e meteorëve" është libri i tij i parë i botuar në Shqipëri, një botim i cili përfshin përzgjedhje prej librave të botuar më parë, duke prezantuar një pjesë nga veprat poetike të këtij poeti.

“Love”, i poetit Skënder Sherifi, renditet ndër 10 botimet më të mira në gjuhën frënge për vitin 2008. Skënder Sherifi, thotë për gazetën “Albania” se “ky vlerësim më bëhet mua dhe krijimtarisë sime prej gazetarëve belgë të kulturës sipas shijeve, kritereve të tyre letrare. Ata e kanë bërë këtë zgjedhje pa e marrë parasysh emrin tim, shfaqjet mediatike dhe as shitjet e librit. Kjo më duket mjaft e ndershme, personalisht e vlerësoj faktin që libri im çmohet prej kritikës ndër zhanret e tjera letrare si romani, tregimi, biografitë, monografitë dhe esetë të botuara përgjatë 2008-s në gjuhën frënge. Nuk e mohoj se jam gëzuar kur shtypi belg e ka renditur librin tim “Love” mes 10 më të mirëve në të gjithë Evropën frankofone, ku përfshihen botimet e shumta të vitit të kaluar në katër shtetet kryesore frankofone si Franca, Zvicra, Belgjika e Luksemburgu”. Natyrisht që ky vlerësim i shtypit belg dhe renditja e poetit shqiptar mes 10 më të mirëve ka një domethënie, simbolikë dhe vlerë morale, letrare e artistike të rëndësishme për të gjithë shqiptarët".

Tituj librash

Dega e pikëlluar, (1979), antologji e poezisë shqiptare nga trojet jashtë kufinjve,

Lojë e kundërlojë, 1980, poezi, përktheu Ibrahim Rugova
Diku, dikush, poezi
Oksigjen, 1989, poezi, përktheu Ibrahim Rugova
Ora e meteorëve, 1996, poezi
Atelietë e ëndrrave, 2005, poezi, përktheu Albert Nikolla
Trijo e përjetshme, 2012, dramë
Hijet e Dritës, 2011, poezi, përktheu Jeton Kelmendi
Love,2012, poezi, përktheu Albert Nikolla

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco