80-vjetori i pushtimit fashist/ FOTO e rrallë e Mbretit Zog duke pritur vendimin e Senatit

80-vjetori i pushtimit fashist/ FOTO e rrallë e Mbretit Zog duke pritur vendimin e Senatit

10:13, 07/04/2019
A+ Aa A-

Sot kujtohet 80-vjetori i pushtimit fashist të Shqipërisë dhe kur ende flitet nëse Mbreti Ahmet Zogu duhej apo jo të largohej nga vendi, studiuesi Eugen Shehu sjell një foto të rrallë të kësaj date.

“7 Prilli i 1939 mbahet mend në historinë shqiptare si "Ditë Zie" për Shqipërinë dhe kombin Shqiptar, pasi në mëngjesin e kësaj date Italia Fashiste pushtoi Shqipërinë.
Në foto sipas shtypit Britanik janë fotografuar Mbreti Zog në Ballkonin e Rezidencës së tij me kabinetin qeveritar duke pritur vendimin e Senatit Shqiptar, ndërkohë Mbretëresha Gjeraldina me Princin Leka dy-ditësh veç ishte larguar drejt kufirit me Greqinë që në orën 03,30 të mëngjesit.

Vendimi i Senatit Shqiptar ishte që Mbreti Zog të largohej nga Shqipëria për mos rënë në duart e pushtuesve Italianë, ndërsa Legalistët me ushtrinë e Xhandarmërinë do të rrezistonin.

Mbreti Zog filloi largimin e tij nga Shqipëria në orën 10.45,pasi mori lajmin se ushtria fashiste Italiane veçmë kishte deportuar në territorin Shqiptar”, shkruan ai. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco