Kur Italia fashiste detyroi hebrenjtë e mirëpritur nga Zogu, të largoheshin nga Shqipëria Burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kur Italia fashiste detyroi hebrenjtë e mirëpritur nga Zogu, të largoheshin nga Shqipëria

14:51, 18/03/2019
A+ Aa A-

Nga Aurenc Bebja, Francë

Gazeta “Paix et Droit”, organ i Aleancës Universale Izraelite, ka botuar, në qershor të 1939, në faqen n°12, një shkrim mbi fatin e refugjatëve hebrenj në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Të gjithë refugjatët hebrenj do të duhet të largohen nga Shqipëria

Image

“Autoritetet italiane kanë urdhëruar refugjatët hebrenj që banojnë në Shqipëri që të largohen nga vendi deri më 7 qershor.

Në Shqipëri, mes njëqind dhe dyqind refugjatë u pranuan në këtë vend nga Mbreti Zog I. Deri tani, ata gëzonin lirinë më të plotë dhe kishin marrëdhëniet më të mira me popullsinë shqiptare.”/ Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco