Rekord/ Vepra e Prustit shitet 1.51 milion euro

Rekord/ Vepra e Prustit shitet 1.51 milion euro

21:00, 11/02/2019
A+ Aa A-

Vepra origjinale ‘Nga ana e Suanit” e Marsel Prustit u shit sot për 1,51 milionë euro, një rekord botëror për një vepër origjinale në frëngjisht.

Kjo kopje e rrallë, e cilësuar nr 1 ishte vlerësuar fillimisht midis 600.000 dhe 800.000 euro. Vepra vinte nga biblioteka e Pierre Berge e prezantuar për të dalë në ankand tek ”Drouot” në Paris.

Rekordi i mëparshëm për një vepër origjinale në frëngjisht ishte regjistruar në 2009 për “Lulet e së keqes” të Bodeler e shitur në atë periudhë në ankand me vlerën e 775 000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco