Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Flamuri i shqiptarëve ndër 5 më të vjetrit në botë, ja renditja

Flamuri i shqiptarëve ndër 5 më të vjetrit në botë, ja renditja

10:16, 24/01/2019
A+ Aa A-

Sa herë që vjen puna për të diskutuar flamurin kombëtar, gati çdo vend i botës mburret me të tijin, për shumë arsye. Por ajo që tregon shenjat e vërteta të një shtet-formimi është pikërisht vjetërsia e flamujve kombëtarë. Por cilët janë flamujt kombëtarë më të vjetër në botë dhe si renditet simboli ynë-shqiponjë e zezë dykrenëshe në një fushë të kuqe?!

Flamuri më i vjetër në botë është, ai i Skocisë. Ai shfaqet për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit gjatë një beteje.

Më pas si flamuri më i vjetër renditet ai i Austrisë. Flamuri i austriakëve shfaqet për herë të parë në vitin 1230. Dizajni i këtij flamuri bazohet në stemën e dinastisë Babenberg.

Në vend të tretë renditet flamuri i Letonisë, i cili daton në vitin 128O. Për herë të parë ky flamur përmendet në një kronikë mesjetare me titull “Kronika Rhymed e Livonias”.

Në vendin e katërtë shfaqet flamuri i Danimarkës, i cili daton në vitin 1307. Ky flamur gjithashtu mban edhe një rekord në librin “Gunness” pasi shfaqet më shumë se çdo flamur tjetër në mesjetë.

Ndërsa në vendin e pestë si flamuri më i vjetër renditet flamuri ynë, i cili daton në vitin 1443.

Dalja e parë e flamurit të Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës në kundërshtim me turqit që sunduan vendin. Ndërsa më 28 nëntor 1912 kur u shpall pavarësia flamuri u njoh zyrtarisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kev24/01/2019 13:57

Po ça pyet o "hi"? Po lexon portal Shqiposh, injorance e papame e mashtrues gjenetik. Shqipot jan kryesisht ofendim i tmerrshem inteligjence

hi24/01/2019 13:18

E kush e ka bere kete renditje? Ka ndonje reference?

Shto koment

Denonco