Ndarja nga jeta e gazetares Mesareja, kolegët mesazh prekës

Ndarja nga jeta e gazetares Mesareja, kolegët mesazh prekës

09:30, 08/12/2018
A+ Aa A-

Familjarët, miqtë dhe kolegët kanë përcjell një ditë më parë për në banesën e fundit, gazetaren e kronikës së zezë, Sonila Mesarejan.

Gazetarja e kronikës së zezë u nda sot nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Koleget gazetarë gjatë homazheve e kanë përcjell miken e tyre  dhe kanë lexuar një mesazh prekës.

Mesazhi i kolegëve te gazetares, Sonila Mesareja:

E dashur Sonila! Mikja jone e shtrenjte

Njeriu i rrallë që ike para kohe.

Ne sot u zgjuam të tronditur, sepse ti nuk do jesh më mes nesh.

Sonila e dashur, ashtu sikurse te flet familja, ti ishe një grua kurajoze, luftarake për këdo ti ishe e jashtëzakonshme.

Rrezatoje mirësi, te kishim pjese të familjes. Ishe busulla jonë për vlerat që kishe.

Një bashkëshorte model, nënë model, motër dhe bijë e familjeje që të rriti e edukoi me vlerat e një njeriu të rrallë.

Ne që të njohëm e dimë se me sa dinjitet luftove për jetën. Humbja jote është e pazëvendësueshme.

Sona, ne miqtë me këtë emër të flisnim, do na mungosh çdo ditë, megjithëse do jesh përgjithshmen në zemrat tona.

Lamtumirë e dashur!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco