Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Eduard Ndocaj prezanton krijimet nudo: Piktura është liria ime

FOTO/ Eduard Ndocaj prezanton krijimet nudo: Piktura është liria ime

21:56, 23/11/2018
A+ Aa A-

Ish-deputeti Socialist, Eduard Ndocaj, ka prezantuar me sukses deri tani 5 ekspozitat e tij të pikturës, 2 në nivel kombëtar dhe 3 të tjera në nivel lokal.

Ndërkohë që ditët e fundit ai ka surprizuar artëdashësit, duke prezantuar dy pikturat e tij të një femre nudo.

 ‘Piktura është liria ime dhe unë përmes saj dua të përçoj mesazhe të forta humane, të cilat janë impenjative dhe inspiruese, -shprehet Ndocaj në komentet e ndryshme, duke shpjeguar dhe përmbajtjen e pikturave të tij.

‘Unë jam marr me trupin dhe me gjuhën e tij, pasi secila nga këto ka nga një mesazh në mënyrën e kompozimit që është bërë dhe pikturat e mia nuk duhen parë si këndvështrim erotik, por si krijime artistike në kontekstin e lirisë krijuese. Kështu i shoh unë dhe si të tilla i kam krijuar. Pikturat e mia nuk kanë përkatësinë e dikujt, dhe kanë një fizionomi artistike në vetvete, të tillë që lehtësisht të kuptohet dhe të perceptohet nga çdokush, -do të shprehej Ndocaj në bashkëbisedimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale.

Eduart Ndocaj, tashmë është një emër i njohur për artdashësit e pikturës, pasi me ekspozitën e çelur në galerinë e tij personale, duke ekspozuar mbi 3200 piktura, ndër më të mëdhatë në Europë, si dhe me ekspozitën e fundit të para pak kohëve kushtuar heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit ka tërhequr vëmendjen e majft kritikëve të artit duke u vlerësuar specifikisht për risitë e sjella në këtë fushë.

Për ta bërë më të lehtë për ndjekësit mesazhin e pikturave të tij mjaft impenjative, Ndocaj ka zgjedhur ti shoqërojë këto piktura vargjet e poezisë “Gjarpni e grueja” të njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj, Martin Camaj, duke paraqitur kështu dhe interpretimin artistik të këtyre krijimeve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco