Panairi i Librit 2018, Alda Bardhyli: Mungojnë politikat nxitëse të shtetit ndaj librit

Panairi i Librit 2018, Alda Bardhyli: Mungojnë politikat nxitëse të shtetit ndaj librit

23:30, 15/11/2018
A+ Aa A-

Drejtorja e UET Press, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri” në televizionin Ora News, foli për problematikat që përballet libri në Shqipëri, dhe nismat që duhet të ndërmerren për nxitjen në blerje dhe lexim të tij.

“Libri duhet parë si një biznes, si pjesë e tregut”, u shpreh ajo.

Gjendja e tanishme e librit mund të  ndikohet nga shumë faktorë. Ndoshta është çmimi, përmbajtja, politikat të cilat nuk janë orientuese dhe nxitëse ndaj librit. Lidhur me këtë, Alda Bardhyli u shpreh se shteti duhet të bëjë më tepër politika orientuese dhe nxitëse ndaj librit.

“Nuk ka mjaftueshëm çmime që ndahen nga ana e shtetit, edhe politikat nuk janë aq shumë nxitëse. Qeveria duhet të subvencionojë më shumë që të përçohet kultura”, u shpreh ajo.

Ndërsa interesi i librit vjen duke u ulur, gjithashtu nuk ka pasur as shtim të shtëpive botuese. Nga viti në vit shtëpitë botuese kanë ardhur duke u zvogëluar, pasi nuk shihen si biznes inkurajues.

Duke u bazuar edhe te tirazhi i kopjeve,  në shifra mesatare janë 300 – 400 kopje  për libër. Kjo shifër, duke u bazuar edhe te numri I popullsisë tonë, është mjaft e ulët.

E pyetur nëse çmimi i librit është një ndër faktorët që ka rënë blerja e librit, Bardhyli u shpreh se kostot e librit janë më të ulëtat e mundura, duke pasur parasysh edhe nivelin ekonomik shqiptarë.

“Kosto e librit nuk është arsye, pasi është më e ulëta që mund të vihet për libër”, u shpreh ajo.

Ditën e djeshme u hap Panairi i Librit 2018, me një numër të madh të shtëpive botuese shqiptare dhe mungesë e atyre të huaja.

Për sa i përket këtij fakti,  Alda Bardhylit tha se, “Panairet në Shqipëri shikohen si mundësi shitje dhe jo komunikimi.”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se autorët shqiptarë janë më pak të lexuarit.

Duke u nisur nga shifrat, Panairi i Librit të vitit të kaluar ka pasur një numër të ulët shitjesh. Lidhur me këtë, jashtë shtetit ka agjent letrarë të cilët japin strategji të gatshme sesi të veprohet në tregun e librit.

Në vendin tonë mungon kjo gjë. Shprehja se “libri i mirë arrin vet te lexuesi”, tashmë ka dalë prej kohe nga funksioni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco