Deputeti i LSI uron 75 vjetorin e ditëlindjes aktores Roza Anagnosti

Deputeti i LSI uron 75 vjetorin e ditëlindjes aktores Roza Anagnosti

16:47, 28/10/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela i ka uruar sot 75 vjetorin e ditëlindjes aktores së madhe shqiptare Roza Anagnosti.

Ka qenë vetë Çela i cili ka ndarë nëpërmjet rrjetit social Facebook, momentet e festës së ditëlindjes së aktores Anagnosti, ku pjesë e saj kanë qenë aktore të mëdha shqiptare si Margarita Xhepa, Zylyha Miloti etj.

Ja çfarë shkruan Çela në Facebook:

75 vjetori i aktores se madhe Roza Anagnosti

Aktorja e shquar shkodrane e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë ka festuar ditëlindjen e 75-te ne Shkoder mes miqsh dhe kolegesh. Ne festen e organizuar i ftuar ishte edhe deputeti Agron Çela i cili kishte menduar per nje dhurate te veçante per aktoren e madhe.

Nje pikture e kalase se Rozafatit dhe shume urime per aktoren dhe qytetaren e rralle te Shkodres ????????????

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco