‘Syri i Stambollit’/ Fotografi i famshëm vdes në moshën 90-vjeçare

‘Syri i Stambollit’/ Fotografi i famshëm vdes në moshën 90-vjeçare

15:57, 18/10/2018
A+ Aa A-

Fotografi i mirënjohur armeno-turk, Ara Guler, i cili ka fituar famë për fotografitë e tij ikonike të Stambollit, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, kanë njoftuar mediat shtetërore.

Guler njihet për fotografitë e tij të jashtëzakonshme bardhezi nëpër të cilët ka paraqitur historinë e Stambollit.

Veprimtaria e tij e gjatë i ka falur epitetin e “Syrit të Stambollit”.

Ai ka qenë një nga fotografët e paktë nga Turqia që janë njohur ndërkombëtarisht dhe që puna e tij është përfshirë në gazeta e revista të ndryshme në botë, përfshirë Time-Life, Stern, Sunday Times dhe shumë tjera.

Gjatë dekadave të karrierës së tij, Guler ka fotografuar shumë personalitete botërore duke përfshirë, Winston Churchill, Indira Gandhi, Marlon Brando, Sophia Loren, Salvador Dali, Federico Fellini, Pablo Picasso dhe shumë të tjerë.

Puna e Gulerit do të kujtohet për kohë të gjatë në Stamboll, pasi vitin e fundit në këtë qytet është hapur një muze me emrin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco