Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ngjitet në skenë 'Carmen', Vikena Kamenica në krah të tenorit serb Sinadinovic

Ngjitet në skenë 'Carmen', Vikena Kamenica në krah të tenorit serb Sinadinovic

13:30, 21/09/2018
A+ Aa A-

A mund të quhet “Carmen” roli i jetës artistike të Vikena Kamenicës? Padyshim që po. Mezo soprano që e nisi karrierën e saj operistike në TKOB, sot mund të quhet pa frikë një ndër figurat më përfaqësuese të artiti operistik shqiptar, e cila me sukses vijon karrierën dhe në skenat ndërkombëtare.

Është hera e tretë, që Vikena Kamenica interpreton Carmen, rolin që do ta fuste thellë në karakterin e saj 11 vite më parë dhe për ta rizgjuar me pjekuri maksimale sezonin e kaluar në premirën e jashtëzakonshme të TKOB. Rikthehet në këtë rivënie me një peshë akoma dhe më të madhe, jo vetëm të interpretimit por dhe të mikëpritjes në skenë të kolegëve të saj nga Teatri i Operas së Beogradit.

Në 27 shtator, në Pallatin e Kongreseve, Vikena Kamenica do të interpretojë rolin e Carmen dhe Don Jose-ja i saj do të jetë tenori serb Janko Sinadinovic! Kush do ta zëvendësojë Vikenën në natën e dytë të shfaqjes së "Carmen"në Pallatin e Kongreseve? Kuriozitet.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco