FOTO/ Ndërron jetë në SHBA shkrimtari i njohur shqiptar

FOTO/ Ndërron jetë në SHBA shkrimtari i njohur shqiptar

09:48, 16/09/2018
A+ Aa A-

Me 15 Shtator 2018, ditën e shtunën në mëngjes, ndërroi jetë në një spital të Nju Jork-ut, shkrimtari Makensen Buno.

Makensen Bungo lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan. Kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Gjuhë-Letërsi, me korrespondencë (pas burgut).

U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për ‘krime kundër shtetit’ dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë.

    Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1950.

    Makensen Bungo provoi torturat e egra të hetuesisë së diktaturës komuniste dhe pa vdekejn me sy në Kënetën e Maliqit, në kampin famkeq të Vloçishtit etj. Akuza e fabrikuar ishte ‘Agjitacion e propogandë’, e konsideruar si krim kundër shtetit! A e dini pse? …

    Sepse kishte thënë në biseda se Kosova është e robëruar…

    Gjatë kohës së diktaturës nuk u lejua që të botojë. Makenseni edhe kur ia dhanë të drejtën e mësimdhënies sipas diplomimit e dërguan në zona të thella në fshatra të Tepelenës, Gjirokastrës dhe Fierit.

    Makensen Bungo, pas rënies së komunizmit, është autor i disa librave. Përmendim:

    1- Monografia për Abaz Kupin (2001)

    2- Këneta e Vdekjes (u botua më 1996 dhe u ribotua edhe 5 herë- më 2009 u botua në gjuhën angleze)

    3- Gruaja me të zeza-Vëllim me tregime (2008)

    4- Rrugëtim me psherëtima-Roman (2009)

    5- Nëna Kosovare-poemë (2003)

    6- ‘Varret’ poemë…etj..

    7- Musine Kokalari…

    Ai ishte një ndër bashkëpunëtorët e palodhur edhe për shtypin e diasporës, veçanërisht i gazetës ’Dielli’ në SHBA, ku kontribuoi me studime, artikuj, poezi etj.

    Federata Panshqiptare e Amerikës ‘Vatra’ dhe Gazeta e saj ‘Dielli’ i shprehin ngushëllimet më të thella Familjes Bungo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco