Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Burgosja e dytë e Pjetër Arbnorit për shprehjen 'Socializmi nuk mund të triumfojë në botë!'

Burgosja e dytë e Pjetër Arbnorit për shprehjen 'Socializmi nuk mund të triumfojë në botë!'

08:56, 21/07/2018
A+ Aa A-

Nga Kastriot Dervishi

Më 30.1.1979, Pjetër Arbnori u arrestua duke vuajtur dënimin në burgun e Burrelit. U hetua për 4 muaj për akuzën e agjitacionit e propagandës. Në dënimin e dhënë gjykata vërente:

“Është shprehur se socializmi nuk mund të triumfonte në shkallë botërore, ai mund të vendoset vetëm në vendet e varfra, apo shprehje të tjera se këta (komunistët) janë njerëz të poshtër, pa dinjitet, ndjekin vijën e Stalinit dhe sipas tij politika që ndjek shteti ynë është politikë mashtruese...Në shkrimet e tij, i pandehuri, si një element armik që është ka shprehur tendencën e letërsisë borgjeze revizioniste. Kështu ai personazhit kryesor i shkëput nga problemet aktuale të shoqërisë dhe merret me probleme të parëndësishme në shtetit e ardhshëm, e të tjera”.

Me vendimin nr.37, datë 30.5.1979 Gjykata e Rrethit Mat, e përbërë nga Sotiraq Qafëzezi e ndihmësgjyqtaret Sarie Buna e Selvie Reçi, duke pasur pranë ndihmësprokurorinVangjel Muzina e deklaroi fajtor për veprën e agjitacionit e propagandës brenda në burg dhe u dënua me 12 vjet të tjera burgim.

Pjetër Arbnori u lirua më 3.8.1989 nga burgu nr.321 i Burrelit. Kishte hyrë në burg më 27.5.1960. U lirua sapo hyri në vitin e 30-të të dënimit. Sigurisht burgimi i tij i gjatë as që ka të krahasuar me burgun e Nelson Mandelës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco